“Spectre” do të tregojë për fëmijërinë e James Bond

Kultura

“Spectre” do të tregojë për fëmijërinë e James Bond

Më: 2 mars 2015 Në ora: 20:59

Regjisori i filmit më të ri të James Bond, “Spectre”, Sam Mendes ka zbuluar se ky film do të fokusohet në fëmijërin e agjentit 007 si një jetim.

“Ky film kryefjalë ka Bondin, ai është në një mision që nga fillimi”, ka treguar Mendes, duke shtuar se në këtë ngjarje do të zhvillohen dhe karakteri i Ralph Fiennes si M, Naomie Harris si Moneypenny dhe Ben Whishaw si Q.

Ditë më parë janë lansuar dhe disa pamje të filmit, ku shihet protagonisti i filmi Daniel Craig me syza dielli në një mal, pamje kjo që i përket sekuencës më të rëndësishme të filmit.

Ky është filmi i 24 i James Bond, mbështetur në librat e Ian Fleming dhe do të lansohet nëpër kinematë botërore e 6 nëntor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat