Objekt i rëndësishëm i kohës së lashtë në Prizren

Kultura

Objekt i rëndësishëm i kohës së lashtë në Prizren

Më: 2 mars 2015 Në ora: 18:06

Në Prizren, zbulohet edhe një objekt i vjetër, që tregon se ky qytet i përket kohës së antikitetit.

Në qendër të qytetit është duke u dokumentuar edhe një dëshmi e rëndësishme se Prizreni është ndërtuar mbi qytetin e lashtë që i përket kohës së antikitetit. Gjatë punimeve në “Sheshin e Lidhjes” ku ekipet e arkeologëve nga Instituti Arkeologjik i Kosovës të udhëhequr nga arkeologu Dr. Shafi Gashi, mbështetur nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, po zhvillojnë gërmime arkeologjike me karakter shpëtimi. Në këtë vend është zbuluar një monument i antikitetit të lashtë që i përket fundit të shekullit të V-të, bëri të ditur arkeologu, Shefi Gashi.

Ndërkaq, drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha,tha se të dhënat arkeologjike po dëshmojnë për një jetë aktive në territorin e Prizrenit qysh nga koha e themelimit të tij si qytet dhe gjatë periudhave vijuese, ku janë ndërtuar një varg monumentesh me vlera të mëdha historiko- kulturore, dhe ne do të vijojmë që Prizrenit t’ia ruajmë trashëgiminë e begatshme historike për ta shndërruar në një qendër të rëndësishme turistike.

Që nga data 27 janar Instituti Arkeologjik i Kosovës është duke zhvilluar gërmime me karakter shpëtimi - kontrolli në “Sheshin e Lidhjes së Prizrenit”. Ky aktivitet u fillua për faktin se kohë më parë dolën në pah struktura arkitektonike të disa periudhave të ndryshme dhe për të sqaruar aspektin kronologjik- kulturor u filluan gërmimet arkeologjike. Deri me tani është hapur një sipërfaqe rrethe 80 m ² dhe është konstatuar si me poshtë:
Fazës më të hershme i takon një okjet arkitektonik që në literaturën arkeologjike njihet si Baptister- Pagzimore. Objekti është i ndërtuar me gurë lumi dhe llaç gëlqeror dhe mbi këtë strukturë është vazhduar muri i ndërtuar me tulla katërkëndëshe dhe llaç gëlqeror te përzier me një sasi të konsiderueshme të tullës së bluar për efekte hidroizoluese.
Pas përfundimit të gërmimit do të bëhen konsulta shtesë dhe do të vendoset në hapat e mëtutjeshëm duke u respektuar ligji i Trashëgimisë Kulturore , thotë drejtori Samir Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat