“Focus” rrëzon filmin “Fifty Shades of Grey” nga kreu

Kultura

“Focus” rrëzon filmin “Fifty Shades of Grey” nga kreu

Më: 2 mars 2015 Në ora: 00:15

Është zvogëluar ndikimi i filmit kontrovers “Fifty Shades of Grey”, që dominonte arkën filmike që prej lansimit për Shën Valentin.

Tani, në krye të kësaj arke në ShBA është filmi i Will Smith, “Focus”, që debutoi me një shumë rreth 19 milionë dollarë.

Box Office Mojo njofton se në pozitën e dytë gjendet filmi “Kingsman: The Secret Service”, që mblodhi rreth 11 milionë dollarë. Në pozitën e tretë të fundjavës së po lëmë pas u vendos animacioni “The SpongeBob Movie: Sponge Out of Water”, që mblodhi rreth 11 milionë dollarë.

Kështu, “Fifty Shades of Grey” bie në pozitën e katërt me 10.9 milionë të mbledhura gjatë fundjavës, kurse top pesëshen e përmbyll “The Lazarus Effect”, që mblodhi 10.6 milionë dollarë. Këto shifra do të plotësohen të hënën, ndërkaq pozitat nuk pritet të ndryshojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat