E rrallë në Shqipëri, kabinet muzike në fshatin Tarazh të Mirditës

Kultura

E rrallë në Shqipëri, kabinet muzike në fshatin Tarazh të Mirditës

Më: 1 mars 2015 Në ora: 16:35

Nje mesues muzike ka bere ate qe asnje shkolle ne vendin tone nuk e ka bere. Dhe pse ne nje fshat te larget ne Mirdite ai ka ndertuar per nxenesit e tij nje kabinet muzike.

Nje ore mesimi ne lenden e muzikes. Klasa nuk i perket nje liceu artistik, e as ndonje shkolle ne qytetet e medha, por shkolles 9 vjecare ne fshatin Tarazh te Mirdites.
Gjenden aty te gjithe elementet per te shpjeguar procesin mesimor. Ilustrohet me vegla muzikore, ndersa per frymezimin e nxenesve jane afishuar artistet me te medhenj te botes, por edhe ata shqiptare.
Kjo klase, qe pa frike mund te konsiderosh te rrall ne vendin tone, eshte kabineti i muzikes i ngritur nga mesuesi Nikoll Tusha.
Cdo teme mesimore shpjegohet ne audio dhe video, ndersa ilustrohet edhe nga instrumentat.
Mesues Nikolla do te deshironte qe ky kabinet te shfrytezohej nga nje numer i madh nxenesish, pasi ne konceptin e tij kur lenda e Muzikes behet vetem me shkumes dhe pa nota atehere ajo eshte matematike.
Per drejtorin e shkolles, nxenesit ketu gjejne ato njohuri qe nuk mund t’i marrin ne shkollat e qytetit.
Eshte nje kabinetet me te vecanta ne Shqiperi, ndaj per drejtorin e pallatit te kultures ne Rreshen Gjergj Marku duhet ruajtur dhe konservuar, pasi keshtu do i sherbente te gjithe Mirdites.
Mesuesi i muzikes ne fshatin Tarash te Mirdites eshte nje muzikant i lindur, ndaj artin e tij kerkon ta transmetoje tek cdo nxenes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat