“Tri dritare dhe një varje”, sot shfaqet në Washington DC

Kultura

“Tri dritare dhe një varje”, sot shfaqet në Washington DC

Më: 1 mars 2015 Në ora: 13:50

“Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, do të jepet në ditën e fundit të edicionit të sivjetëm të festivalit DC Independent Film Festival në Washington DC.

Paraprakisht, para filmit do të organizohet një koktej rasti ku i pranishëm do të jetë producenti i filmit, Shkumbin Istrefi.

Në ditën e fundit të tij, historia e Kosovës do të vihet para një publiku të madh amerikan, dhe jo vetëm.

DC Independent Film Festival është festival i pavarur i filmit i themeluar në vitin 1999-të. Edicioni i sivjetmë ka nisur me datë 25 shkurt, ndërsa ditën e fundit do të shfaqet filmi kosovar i cili u nominua por nuk ia doli të futej në garën e ngushtë të filmave më të mirë në gjuhë të huaj në Oscar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat