“Muzika që flet shqip”, koncert vokalo-simfonik në TKOB

Kultura

“Muzika që flet shqip”, koncert vokalo-simfonik në TKOB

Më: 1 mars 2015 Në ora: 11:31

“Muzika që flet shqip” ishte koncerti vokalo-simfonik që solli mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), vepra të kompozitorëve shqiptarë.

Premiera nga cikli “Krijuesit shqiptarë në opera” përfshinte vepra të kompozitorëve Gerti Druga, Fatos Lumani dhe Endri Sina, dhe u vu në skenë nën dirigjimin e Desar Sulejmani (Gjermani).

Koncerti vokalo-simfonik erdhi në skenën e TKOB-së nën interpretimin e Dorina Laro (violinçel), Ilir Gjoka (oboe), Sofika Kola (soprano), Mira Dauti (soprano) dhe Rudin Sata (tenor), nën tingujt e Orkestrës Simfonike dhe Korit të TKOBAP.

Programi artistik përfshinte veprat “Shekulli im” (2013) me kompozitor Endri Sina, “Rapsodia shqiptare” (2013,2014) nga Gerti Druga, “Kontrata për Kongresin e Manastirit” (2012) nga Fatos Lumani, “Adagio- Në kujtim të një ëngjëlli” (2009) nga Endri Sina si dhe Kontrata “Flas Shqip” me kompozitor Gerti Druga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat