Vdiq novelisti turk, Yasar Kemal

Kultura

Vdiq novelisti turk, Yasar Kemal

Më: 1 mars 2015 Në ora: 00:51

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, novelisti i njohur turk, Yasar Kemal, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mirë të Turqisë.

Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë të botës.

Kemal ka qenë kurd etnik, i lindur në një fshat të pjesës juglindore të Turqisë, vetëm pak javë pas themelimit të Republikës Turke, mbi hirin e Perandorisë Osmane.

Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, tragjedia e ka prekur jetën e novelistit turk qysh në fëmijëri të tij.

Ai thuhet se ka qenë dëshmitar i vdekjes së babait të tij në duart e një jetimi që familja e kishte adoptuar.

Kjo i ka shërbyer si bazë për romanin e tij ‘Salman the Solitary’, i publikuar në vitin 1980.

I njohur për qasjen e tij lirike, Kemal ka ndihmuar në zhvillimin e asaj që quhet ‘novela fshatare’.

Ai dikur ka qenë edhe anëtar i Partisë Marksiste të kurdëve dhe shpesh herë është arrestuar për aktivitetet e tij politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat