Parisi, nikoqir i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it

Kultura

Parisi, nikoqir i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 00:37

Parisi do të jetë nikoqir i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it më 30 prill, në një përpjekje të UNESCO-s për ta rikthyer gjallërinë në qytetin që ende vuan pasojat e sulmit terrorist të muajit janar.

Parisi do të jetë nikoqir i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it më 30 prill, në një përpjekje të UNESCO-s për ta rikthyer gjallërinë në qytetin që ende vuan pasojat e sulmit terrorist të muajit janar.
Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, së bashku me ambasadorin e vullnetit të mirë, Herbie Hancock, njoftuan se Parisi është përzgjedhur për shkak të historisë që ka me këtë muzikë që prej Luftës së Parë Botërore, por gjithashtu për shkak të sulmeve në Charlie Hebdo.

“Jazz nuk është vetëm muzikë. Ka të bëjë me të drejtat civile, dinjitetin njerëzor dhe dialogun midis kulturave. Jazz-i e thekson rëndësinë e kreativitetit dhe lirinë e shprehjes”, ka thënë Bokova.

Në selinë e UNESCO-s në Paris do të mbahet koncerti All-Star Global Concert, ku do të performojnë Hancock, Wayne Shorter, Claudio Roditi , Dianne Reeves, Guillaume Perret dhe Marcus Miller, mes tjerësh.

Dita e Jazz-it do të shënohet në 196 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, ndërsa për herë të parë filloi të shënohej në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat