Vdes Leonard Nimoy, Spocku i Star Trek

Kultura

Vdes Leonard Nimoy, Spocku i Star Trek

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 21:43

Aktori amerikan Leonard Nimoy, i cili luajti rolin e Spock-ut në kult filmin “Star Trek”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare në Los Angeles.

Djali i aktorit, Adam, tha se “vdiq sot si pasojë e një sëmundje kronike të mushkërive”.

Nimoy kishte një karrierë të gjatë si aktor por edhe si regjisor.

Megjithatë ai ishte i njohur mirë për portretizimin e tij të karakterit, gjysmë ujku-njeri.

Vitin e kaluar, aktori zbuloi se vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive, megjithëse nuk konsumonte duhan në 30 vitet e fundit.

Kujtojmë se ditë më partë është raportuar se ishte dërguar në spital pasi vuante nga dhimbja e gjoksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat