Aktivitete mbi trashëgiminë kulturore në Mozaikun e Tiranës

Kultura

Aktivitete mbi trashëgiminë kulturore në Mozaikun e Tiranës

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 11:17

Në kuadër të bashkëpunimit midis institucioneve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, sektori i Tiranës dhe Drejtorina Rajonale e Zhvillimit Profesional Nr.4, kanë organizuar disa aktivitete të përbashkëta.

DRKK Durrës, sektori i Tiranës dhe Drejtoria Rajonale e Zhvillimit Profesional N.4, pasi kanë përgatitur edhe grupe guidaresh, kanë organizuar në Mozaikun e Tiranës edhe një trajnim.

Trajnimi i realizuar në Mozaikun e Tiranës u realizua në lidhje me trashegiminë materiale dhe jomateriale.

Lidhur me trashegiminë materiale u trajtua pikërisht Mozaiku i Tiranës, Kalaja e Prezes, Kalaja e Dajtit, Xhamia e Et’hem Beut, Ura e Tabakeve etj.

Ndërsa në trashëgimine jomateriale u referuan per traditat dhe zakonet karakteristike te qytetit të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat