Gjykata: Eshtrat e Pablo Nerudës të rivarrosen në Kil

Kultura

Gjykata: Eshtrat e Pablo Nerudës të rivarrosen në Kil

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 19:24

Një gjykatë në Kil ka urdhëruar që trupi i shkrimtarit Pablo Neruda duhet të kthehet për tu rivarrosur afër trupit të gruas së tij të tretë, Matilde Urrutia.

Kësisoji, një sagë e vertëte e nisur që nga vdekja e autorit në vitin 1973 merr fund. Për gati 30 vite, eshtrat e Nerudas janë shpërndarë në laboratore forenzike në tri shtete, duke dashur kështu të zbulohet nëse vdekja e tij ishte natyrale apo jo.

Neruda, fitues i Nobelit në vitin 1971, po shërohej nga kanceri, ndërsa vdiq më 23 shtator 1973.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat