Gjurmime arkeologjike në Prizren

Kultura

Gjurmime arkeologjike në Prizren

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 19:18

kipe të arkeologëve nga Instituti Arkeologjik i Kosovës kanë nisur gërmimet arkeologjike, në qendër të Prizrenit.

Ekipe të arkeologëve nga Instituti Arkeologjik i Kosovës kanë nisur gërmimet arkeologjike, në qendër të Prizrenit, në afërsi të shtatores së komandant “Kumanovës” skaj lumit “Lumbardhi”, në sheshin që po riparohet, te pjesa që lidhet me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare.

Gjurmimet, që po udhëhiqen nga arkeologu Shafi Gashi, mbështetur nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, dhe kanë për qëllim hulumtimin e presupozuar të një monumenti të zbuluar muaj më parë në këtë pjesë, për të cilin mendohet se është i një rëndësie të veçantë historike.

Arkeologët mendojnë se kjo dëshmon fuqishëm ekzistencën e një jete aktive në territorin e Prizrenit të sotëm që nga prehistoria, antikiteti, mesjeta e deri në kohët moderne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat