Brandon Flowers me album solo në maj

Kultura

Brandon Flowers me album solo në maj

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 01:00

Artisti i njohur amerikan, lider i grupit The Killers, Brandon Flowers, ka njoftuar se do të sjellë album të ri solo që mban titullin “The Desired Effect” dhe do të dalë në treg më 18 maj.

Hera e fundit që Flowers u prezantua me një album solo ishte në vitin 2010 me “Flamingo”, ndërsa javën e kaluar ai publikoi një video duke tërhequr vëmendjen e botës muzikore rreth një projekti të ri. Ai i ka thënë NME se ky album është diçka krejt tjetër nga puna e tij e mëparshme, e cila e ka shndërruar në një super yll të rokut alternativ.

Në anën tjetër, bendi i tij, The Killers nuk është prezantuar me diçka të re që prej vitit 2012 dhe si duket kjo nuk do të ndryshojë as këtë vit.

Flowers e bëri të ditur lajmin përmes rrjetit social Twitter. Ai shkruan se askush ende nuk e ka parë apo dëgjuar ndryshimin, por së shpejti do të mundemi të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat