Libri motivues “Sekreti” së shpejti film

Kultura

Libri motivues “Sekreti” së shpejti film

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 17:20

Libri “Sekreti” i autores Rhonda Byrne i cili për 200 javë ka qëndruar si libri më i shitur në listën e New York Times, në maj të këtij viti do të vijë si prodhim kinematografik.
“Sekreti”, i cili është një libër motivues për jetën do të adaptohet në film me skenar nga Bekah Brunstetter, ndërsa për regjinë do të kujdeset Raja Gosnell.

Libri i Byrne publikuar në vitin 2006, bazohet në ligjin e tërheqjes dhe tregon se të menduarit pozitiv mund të ndryshojë jetën. Libri “Sekreti” konsiderohet si një nga librat më të sukseshëm me 28 milionë kopje të shitura dhe i përkthyer në 52 gjuhë të botës.

Filmi pritet të realizohet nga Constantin Film dhe Robert Cort Produciton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat