Manteli i Napoleonit ekspozohet në Londër

Kultura

Manteli i Napoleonit ekspozohet në Londër

Më: 31 janar 2015 Në ora: 23:30

Manteli i Napoleonit, i cili është marrë nga bagazhi i perandorit dhe është vendosur në dhomën dedikuar betejës së famshme të Vaterlosë, do të jetë pjesë e një ekspozite në Londër.

Ekspozita është çelur nga Kështjella Windsor, vendbanimi i mbretëreshës në Berkshajër, në perëndim të Londrës, me rastin e përvjetorit të betejës së Vaterlosë, e cila u dha fund luftërave të Napoleonit, në fund të shekullit 18 dhe fillim të shekullit 19.

Në sallën e ekspozitës, ka edhe shumë portrete të princit Xhorxh IV, i cili i porositi ato për të festuar paqen, pas disfatës së Napoleonit.

Kate Heard, kuratore e galerisë së pikturave dhe artit në rezidencën e mbretëreshës thotë se ekspozita është një përkujtim i betejës së Vaterlosë, e cila është një pikë kthese shumë e rëndëshme në historinë europiane.

Dokumentet e marra nga arkiva mbretërore tregojnë detaje nga ajo periudhë, ndërkohë që ekspozita përfshin edhe veshje e sende të Vaterlosë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në janar të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat