Ankand me punime të Banksy-it

Kultura

Ankand me punime të Banksy-it

Më: 31 janar 2015 Në ora: 00:47

Një koleksion i printimeve të artistit të rrugës, Banksy, u shit afër 435 mijë funta në një ankand.

32 punime të Bansky, që ishin shitur në Londës në një shtëpi ankandi “Bonhams”, i takonin pronarit të një galerie të artit.

“Rude Copper” ishte punimi që u shit më së shtrejti me gati 33 mijë funta. Pas kësaj “Christ with Shopping Bags” ishte punimi i tij i dytë më i shtrenjtë, me afër 23 mijë funta.

Gjithsej nga 32 punime në ankand u grumbulluan afër 1 milion funta. Ndërsa, galeria “Bonhams” përmes këtij ankandi të suksesshëm ka vënë në pah dhe njëherë rëndësine e artistit misterioz Banksy, në zemrën e artit kontemporan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat