Publikohet versioni megamix i 10-të këngëve të Eurovizionit

Kultura

Publikohet versioni megamix i 10-të këngëve të Eurovizionit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 21:09

10 këngë nga edicioni i fundit i Festivalit Europian të Këngës – Eurovizion janë përfshirë në një remix nga Megamix Central Mashup.

Megamix Central Mashup është një grup i DJ-ve të cilët marrin hitet e mëdha botërore dhe duke i miksuar krijojnë versione të reja.
E në këtë këngë prej 3 minutash, përfaqësuesja e Spanjës, ose Conchita Wurst si fituese e Eurovizionit, përfaqësuesit e Hungarisë dhe Danimarkës, Ukrainës dhe Armenisë, shumica me një rankim të mirë në Eurovizion, janë përzier mes veti për të krijuar një mix të padëgjuar.
Në këtë përzierje mungon Hersi Matmuja, përfaqësuesja e fundit shqiptare në Festivalin e Këngës Evropiane – Eurosong.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat