Tragjedi gjatë xhirimeve të filmit të Martin Scorsese (Video)

Kultura

Tragjedi gjatë xhirimeve të filmit të Martin Scorsese (Video)

Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:38

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë u plagosën gjatë xhirimit të filmit më të ri të regjisorit Martin Scorsese, “Silence”.
Konstruksioni që ishte ndërtuar vetëm për xhirime filmike është shembur dhe për shkak të kësaj, një person vdiq, transmeton Telegrafi.
Kjo u konfirmua nga zëdhënës i filmit, i cili po xhirohet në Tajlandë.
“Konstruksioni ishte shpallur i pasigurt dhe kontraktuam një kompani për të riparuar defektet. Për fat të keq, gjatë këtyre punimeve, struktura e lartë u shembë, duke vrarë një nga punëtorët dhe dy të tjerë u plagosën”, shkruan në deklaratën zyrtare të stafit të filmit “Silence”.
Përndryshe, në film do të shfaqen aktorët Liam Neeson, Andrew Garfield dhe Adam Shofer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat