Serviliteti i tyre ndër vite

Kultura

Serviliteti i tyre ndër vite

Nga: Avdi Hetemi Më: 29 janar 2015 Në ora: 08:57

I
Enver Hoxha djalë i ri,
Fadil Hoxha shkon pas tij,
janë nisë burrat për Tivar:
Çka u bà me do shqiptarë?
Dhe Tivari foli vet:
I premë, i grimë e i hudhëm n'det.

II
Thaqi e Isa janë zatetë,
N'Beligrad po shkojnë me vetë:
Çka me bà na me Kosmet?
Dhe përgjegjja vjenë aty:
Pa dëgjoni o zotëri,
Ju në Trepçe s'bàn me hi,
Se Kosmeti është Sërbi.
Mos zemrohi or' komshi,
Ne veç jemi t'u e rreh defin,
Se nuk duam t'ua prishim qefin.

III
O Edvin, o djalë drangua,
Ty vet Sala fjalë t'ka çua:
Dëgjo mirë more dai
Hiç i kënaqur s'jam me ty.
Edhe Rama ia kthen vrap:
O plakush mos ma qart kosin,
Se ta qes përballë Nanosin.
Ti e njeh atë far beteri,
Është mà i zi se vet Enveri.

IV
Kryetares me zarf
Nuk ia kemi djoren,
Nga skemlia e butë
Ajo s'e hapë gojen.
Krryetarja nuk din për kë po voton,
Por shumë mirë e din që me fol s'guxon.

V
Ndërsa Luli me Topallkën
Edhe ne thonë e kemi të parin:
Demokrat Azem Hajdarin.
Lidhim besen me Rugoven,
Me UÇK-në e gjithë Kosovën,
Dhe me të gjitha vendet mike
Për t'a bërë Shqipërinë Etnike.

PS
O i ziu unë, i ziu,
Jasht kënge mbet Aliu,
Mbet Rrahmani e Haliti,
Mbeten edhe shumë të tjerë
Që UDB-js i ka n'tefter.

20 Janar, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat