Fillojnë xhirimet e filmit për ‘Steve Jobs’

Kultura

Fillojnë xhirimet e filmit për ‘Steve Jobs’

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:50

Biografia e themeluesit të Apple, Steve Jobs, më në fund ka gjetur aktorët dhe ka filluar xhirimet këtë të martë.
Pas shumë dilemave mes aktorëve, për të gjetur ‘Steven’ e duhur, kompania Universal ka lajmëruar se filmi biografik i shumë përfolur për Steve Jobs ka filluar xhirimet me një kast të plotë.

Michael Fassbender do të jetë Jobsi i ri, Seth Rogen do luajë rolin e bashkëthemeluesit të Apple, Steve Wozniack, Kate Winslet do jetë shefja e marketingut Joanna Hoffman, Jeff Daniel si ish-kryeshefi ekzekutiv i Apple John Sculley ndërsa rolin e ish-të dashurës së Jobs, Chrisnann Brennan do ta luajë aktorja Katherine Waterston, shkruan koha.net.

“Filmi do të përfshijë lansimin e tri produkteve ikonike dhe fundin e viteve 1998 me zbulimin e iMac me në epiqendër revolucionin digjital që ka bërë ky njeri i mrekullueshëm”, ka thënë Universal në konferencën për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat