DokuFest hap praktikë për projeksione

Kultura

DokuFest hap praktikë për projeksione

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:47

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” hap praktikë për projeksione, që do të mbahet në kinemanë DokuKino në Prizren cdo të premte, shtune dhe të diele.
Praktikantët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe aftësohen me punën në projeksione të sistemit DCP, Digi Beta dhe Pro Res, si dhe me sisteme gjithëpërfshirëse lidhur me sisteme audio vizuale.

Praktikantëtëve të suksesshëm ju sigurohet puna në departamentin e projeksioneve gjatë edicionit të 14’të të Festivalit DokuFest, që do të mbahet në Prizren nga data 8 – 16 Gusht 2015.

Për të aplikuar na dërgoni një letër të shkurtër motivimi si dhe CV’në tuaj në [email protected]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat