Legjendat e “Ghostbusters” zëvendësohen me aktore

Kultura

Legjendat e “Ghostbusters” zëvendësohen me aktore

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:45

Yjet e filmit “Bridesmaids”, Kristen Wiig dhe Mellisa McCarthy, do të ribashkohen edhe një herë për të zëvendësuar legjendat në filmin e famshëm “Ghostbusters”.
Aktorët Bill Murray, Dan Aycroyd, Harold Ramis dhe Ernie Hudson u bënë të famshëm me rolet e tyre si ndjekës të fantazmave gjatë viteve ’80-të ndërsa tani ata do të zëvendësohen nga aktoret Wig, McCarthy, Leslie Jones dhe Kate McKinnon.

Regjisori Paul Feig, ka konfirmuar se katërshja e aktorëve do të luajnë në filmin i cilit pritet të jepet premierë më 22 korrik të vitit 2016.

Filmi i realizuar në vitin 1984 fitoi afër 300 milionë dollarë nëpër arkat filmike në atë kohë dhe pas vjet më vonë doli edhe pjesa e dytë e titulluar “Ghostbusters II”, transmeton Koha.net.

Vdekja e aktorit Harold Ramis në vitin e kaluar raportohet se është arsyeja kryesore që aktorët nuk janë bashkuar për herë të fundit në realizimin e filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat