Albumi i Bjork kryeson në mbi 30 shtete!

Kultura

Albumi i Bjork kryeson në mbi 30 shtete!

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:32

Pasi u lajmërua që këngëtarja e mirënjohur islandeze, Bjork, do ta lansojë albumin e tetë “Vulnicura”, disa hakerë nxorën këngët e saj në internet.
Kjo bëri që këngëtarja të lansonte albumin në iTunes, veprim ky që u shpërblye, duke e katapultuar atë në vend të parë në mbi 30 vende.

Kritika pozitive ka marrë nga kritikët e muzikës, madje edhe nga ish-kryetari i Reikjavikut, Jon Gnarr. Bjork së shpejti do të fillojë edhe me koncertet promovuese.

“Vulnicura” bën fjalë për dhimbjen dhe zemrën e thyer, ndërsa në kopertinë të albumit Bjork është e errët por interesante, me qindra gjilpëra të akupunkturës të cilat shpojnë trupin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat