Shuhet vokalisti i “Djemve të Detit”

Kultura

Shuhet vokalisti i “Djemve të Detit”

Më: 27 janar 2015 Në ora: 17:12

Vokalisti i grupit të rrokut “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj, ka ndërruar sot jetë për shkak të një sëmundje të rëndë që vuante prej vitesh.

Në vitin 2013 me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare i dha atij një shumë prej 35 milionë lekësh për t’u kuruar jashtë vendit.

Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali.

Ai është i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare shumë e talentuar që ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin “Zërat më të mirë”, ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë”.

“Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos Qaj”, janë vetëm disa prej hiteve të grupit “Djmtë e Detit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat