Sihana Badivuku do të interpretojë në Kanada

Kultura

Sihana Badivuku do të interpretojë në Kanada

Më: 27 janar 2015 Në ora: 00:20

Violinistja e mirënjohur kosovare, Sihana Badivuku, do të udhëtojë për në Kanada për të interpretuar më 29 mars në edicionin e 12-të të festivalit “Music Encore Concert Society” në qytetin White Rock.
Performanca e Badivukut në violinë do të shoqërohet nga pianisti ukrainas Eugene Skovordnikov, që njëkohësisht është drejtori artistik i këtij festivali. Lojën e Skovordnikov publiku kosovar pati mundësinë ta njihte në kuadër të festivalit “Kamerfest” në vitin 2013, i ftuar nga vetë Badivuku. Ai kishte performuar krahas violinistit Victor Kuleshov.

Dyshja Badivuku dhe Skovordnikov do të interpretojnë një vepër të Beethoven si dhe një të Johannes Brahms. Në anën tjetër, në edicionin e sivjetmë të “Music Encore Concert Society”, do të mbahen gjithsej gjashtë koncerte, me performues nga Rusia, Kanadaja, Italia dhe Franca.

Badivuku ndërkohë do të performojë të hënën në Shkup, krahas pianistes Maja Kastratovik, në një koncert recital të organizuar nga Qendra Informative Kulturore e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat