Nesër në TKK shfaqet “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin”

Kultura

Nesër në TKK shfaqet “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin”

Më: 27 janar 2015 Në ora: 00:18

Drama “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin” me tekst të Luigji Pirandellos e me regji të Orhan Kerkezit, nesër mbrëma vjen sërish në Teatrin Kombëtar të Kosovës, pas premierës më 12 nëntor 2014.

Drama i takon zhanrit satirë tragjiko-komike, përmes portretizimit të një game të gjerë problemesh të karakterit psikologjik, social, filozofik dhe universal. Është drama e konvertimit të realiteteve: realitetit jetësor dhe realitetit skenik. Disa nga temat prezente janë familja, prostitucioni dhe incesti, të kushtëzuara nga gjendja e vështirë ekonomike.

“Gjashtë personazhe kërkojnë autorin” është drama e fateve tragjike dhe e historive që rrëfehet nga vetë personazhet pjesëmarrës, ndërsa është edhe komedia që vjen nga konfliktet me kthesa të humorit për përcaktimin se kush janë më të rëndësishëm, personazhet e dramës, që në skenë janë njerëz të gjallë, apo aktorët, që po ashtu, në skenë janë njerëz të gjallë.

Në rolet kryesore janë Sunaj Raça, Njomza Ibraj Fetiu, Vlora Nikçi, Artan Geca, Muhamed Arifi, Gani Rrahmani, ndërsa gjithsej luajnë 23 aktorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat