“Ballkoni” i Zeqiraj shënon pjesëmarrje në 100 festivale ndërkombëtare

Kultura

“Ballkoni” i Zeqiraj shënon pjesëmarrje në 100 festivale ndërkombëtare

Më: 26 janar 2015 Në ora: 00:25

Filmi i metrazhit të shkurtër “Ballkoni”, nga regjisorja kosovare Lendita Zeqiraj, me dy ftesat e fundit që kanë ardhur nga një festival në Meksikë e tjetri në Los Angelos, shënon pjesëmarrjen në 100 në festivale ndërkombëtare.
Së fundi “Ballkoni” është ftuar të marr pjeë në Annapolis Film Festival, festival i filmit të metrazhit të shkurtë në New Mexico dhe Maryland International Film Festival, në Los Angeles.

Filmi “Ballkoni”, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës vlerësohet të ketë thyer rekord në kinematografinë shqiptare sa i përket pjesëmarrjes në një numër kaq të madh të festivaleve ndërkombëtare.

Në një deklaratë për Kosovalive360, Zeqiraj ka treguar se ajo që e bën të ndihet e lumtur është fakti që “Ballkoni”, kudo që kia shkuar ka prezantuar Kosovën, duke e bërë kështu të njohur dhe në vendet më të largëta të botës.

“Filmi ‘Ballkoni’ kudo që është prezentuar ka prezantuar Kosovën, duke bërë kështu që filmi kosovar të lëshojë rrënjë shumë thellë dhe në mbarë botën. Kur them thellë, mendoj në përzgjedhjen zyrtare të filmit nëpër festivalet më prestigjioze në botë të kategorisë A dhe B, si Venecia, Telluride, Palm Springs, Busan, AFI FEST, Hamptons etj. E gjitha kjo ka mundesuar që Kosova, filmi kosovar, stili dhe puna ime si regjisore të prezantohet para njerëzve të specializuar e kritikë nga mbarë bota. Tani më, kudo që filmi ‘Ballkoni’ ka marrë pjesë dhe është shfaqur, publiku nuk e ka të panjohur as emrin tim si regjisore dhe as Republikën e Kosovës, sic kemi pasur shumë e shumë raste deri më tani ku isha e detyruar të shpjegoja se cfarë është dhe ku ndodhet Kosova. Prandaj, jam jashtezakonisht e lumtur kur e mendoj që ky nuk ëhtë vetëm një sukses i imi dhe ekipit të filmit, por është njëherit edhe sukses për mbarë kinematografinë kosovare”, ka thënë reshisorja Zeqiri pë Kosovalive360..

“Ballkoni”, me regji dhe skenar të Zeqirajt, pati premierën kosovare në festivalin “DokuFest 2014”. Në filmin që shërben si një pikëpamje absurdiste mbi situatën e shoqërisë moderne në Kosovë, luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, Osman Ahmeti, Sevdai Radogoshi, Sefedin Nuredini dhe Shengyl Ismajli.

Ndërsa këto janë 19 cmimet që “Ballkoni” ka mbledhur nëpër gjithë globin:

SPECIAL JURY AWARD – AFI FEST 2013 (American Film Institute Festival), Los Angeles CA – USA, 2013

AWARD OF MERIT – THE INDIE FEST 2014La Jolla CA – USA

BEST DIRECTING – TETOVA INT’L FILM FESTIVAL ODA Tetovo – Macedonia 2014

BEST SHORT – TRENTON FILM FESTIVAL Trenton NJ – USA 2014

SPECIAL JURY AWARD – 16th SIDEWALK FILM FESTIVAL Birmingham AL – USA 2014

BEST DIRECTING – GWINNETT CENTER INT’L FILM FESTIVAL Duluth GA – USA 2014

BEST NARRATIVE SHORT – RED DIRT INT’L FILM FESTIVAL Stillwater OK – USA 2014

BEST DIRECTOR – RED DIRT INT’L FILM FESTIVAL Stillwater OK – USA 2014

BEST NARRATIVE SHORT – GUAM INT’L FILM FESTIVAL Hagatna, Guam – USA 2014

BEST SHORT – SYROS INT’L FILM FESTIVAL Syros, Greece – USA 2014

BEST NARRATIVE SHORT – NEW JERSEY FILM FESTIVAL Brunswick NJ – USA 2014

FIATICORTI AWARD for BEST SHORT FILMFIATICORTI FILM FESTIVAL, Istrana – Italy 2014

CINEMABREVE Special Mention for BEST SHORT FILMFIATICORTI FILM FESTIVAL, Istrana – Italy 2014

SPECIAL JURY AWARD – LAUGHLIN INT’L FILM FESTIVAL Birmingham AL – USA 2014

BEST DIRECTOR – WASHINGTON WEST FILM FESTIVAL Washington DC – USA 2014

BEST DIRECTOR – ALBANIAN FILM WEEK New York NY – USA 2014

BEST FILM – SWIKOS KURZFILM FESTIVAL Basel, Switzerland 2014

SPECIAL JURY AWARD – BOSPHORUS INT’L FILM FESTIVAL Istanbul, Turkey 2014

GOLDEN GLOVIE AWARD for BEST DRAMA/COMEDY NARRATIVEGLOVEBOX SHORT FILM & ANIMATION FESTIVAL Boston MA – USA 2014

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat