Festivali i Filmit Sundance hapet me dokumentar për Nina Simone

Kultura

Festivali i Filmit Sundance hapet me dokumentar për Nina Simone

Më: 26 janar 2015 Në ora: 00:05

Festivali i Filmit Sundance tashmë ka filluar edicionin e vitit 2015 me një dokumentar për këngëtaren e njohur të muzikës xhaz, Nina Simone.
“What happened, Miss Simone?” shpalos jetën e këngëtares amerikane nga fillimi i karrierës së saj prej pianisteje deri në një ikonë të muzikës xhaz.

Në këtë dokumentar përfshihen edhe vështirësitë që kishte Simone me sëmundjen mendore dhe përfshirjen e saj në lëvizje për të drejta të njeriut.

Pas këtij dokumentari, këngëtari John Legend mbajti një koncert të shkurtër, ku këndoi tri këngë të Nina Simone, e cila vdiq në vitin 2003, në moshën 70 vjeçare.

Festivali i Filmit Sundance është një nga festivalet më të mëdha në Amerikë që mbahet në Utah nga viti 1978.

Ndryshe, artistja e parë kosovare që shkeli në tapetin e kuq të këtij festivali prestigjioz ishte Arta Dobroshi me filmin “Baby” të regjisorit të Daniel Mulloy në vitin 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat