Bashkëpunim mes Kosovës e Maqedonisë për filmin“Home Sweet Home”

Kultura

Bashkëpunim mes Kosovës e Maqedonisë për filmin“Home Sweet Home”

Më: 26 janar 2015 Në ora: 00:01

rojekti filmik “Home Sweet Home” me skenar të Zymber Kelmendi e regji të Faton Bajraktari është mbështetur edhe nga Agjencia e Filmit Maqedonas me rreth 50 mijë euro.
Ky projekt i metrazhit të gjatë në konkursin e vitit 2014 të Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) është subvencionuar me 150 mijë euro dhe tani ka gjetur mbështetje edhe në Maqedoni.

“Kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për projektin, ngase kjo nënkupton edhe një riverifikim të vlerave që bartë ky projekt. Si Produksion jemi në kontakte edhe me disa kompani të tjera ndërkombëtare, nga ku presim edhe rezultate të tjera pozitive”, u shpreh producenti i filmit Trim Musliu për këtë bashkëpunim.

“Me Maqedoninë ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer reciproke në fushën e kinematografisë. Projektet filmike kosovare kanë gjetur mbështetje në Maqedoni si dhe anasjelltas kështu duke krijuar një afërsi dhe një zhvillim të përbashkët në këtë fushë”, tha Arben Zharku, drejtor i QKK-së.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike “Cine Production” dhe kompanisë maqedonase “Arnel Production” dhe pritet të xhirohet këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat