“Resident Evil” fillon xhirimet në gusht

Kultura

“Resident Evil” fillon xhirimet në gusht

Më: 23 janar 2015 Në ora: 20:09

Filmi “Resident Evil: The Final Cahpter” do të fillojë xhirimet në muajin gusht, ka paralajmëruar aktorja Milla Jovovich.

Ylli i katër pjesëve të para të filmit, e cila është duke pritur fëmijën e saj të dytë me regjisorin Paul WS Anderson – nëpërmjet Facebookut ka thënë se synon që gjatë verës të fillojë xhirimet e filmit me zombi.

“Jam krenare me veten që nuk kam fituar peshën e njëjtë që e kisha në fëmijën e parë, sepse duhet të jem gati për të filluar xhirimet e filmit ‘Resident Evil: The Final Chapter’”, ka thënë ajo.

“Unë dua të jem e shëndetshme që të kem një lindje të lehtë dhe pa probleme. Dua të punoj shumë që të jem gati për të krijuar një film të mirë aksion”.

“Resident Evil: The Final Chapter” do të jetë pjesa e fundit e filmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat