Film: Jeta private e Leonardos

Kultura

Film: Jeta private e Leonardos

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 22:00

Mund të mendoni se keni dëgjuar gjithçka në lidhje me njeriun e famshëm të Rilindjes italiane, i cili pikturoi Mona Lisën, dhe mbushi botën me skica të makinave fluturuese. Por shanset janë, se disa fakte për jetën Leonardo da Vinçit mund t’iu duken të papritura.

Kur da Vinçi vdiq në vitin 1519, ai la më shumë se 6000 faqe ditari të mbushura me shënime personale, listat ushqimesh dhe shaka të këqia. Ai gjithashtu flet për burimet e tij të frymëzimit, dëshirën për famë të përherëshme, dhe zemrën e thyer.

Të gjitha këto ndjenja formojnë bazën për “Inside the Mind of Leonardo”, një film i ri artistit që filloi të shfaqet këto ditë në kinematë e Nju Jorkut. Rolin e da Vinçit E luan aktori skocez Peter Capaldi.

Këtu janë disa fakte interesante rreth jetës së da Vinçit

Ai ishte i jashtligjshëm.

Da Vinçi ka lindur më1452 në afërsi të fshatit Vinçi, në atë që është tani rajoni italian i Toskanës. Nga shumica e burimeve, babai i tij ishte pronar noterie me emrin Messer Piero Fruosino di Antonio da Vinci. Nëna e tij, Katerina, besohet të ketë qenë nga fshati. Megjithatë, disa ekspertë besojnë se Katerina ishte në fakt robe në pronësi të Messer Pieros.

Prindërit e Da Vinçit nuk u martuan kurrë me njëri-tjetrin. Da Vinçi jetoi me nënën e tij derisa ishte 5 vjeç dhe më vonë u zhvendos në shtëpinë e babait, i cili ishte martuar me një grua tjetër.

Shënimet që ka lënë tregojnë se ai ka mbajtur marrëdhënie disi të largëta me nënën gjatë gjithë jetës në moshë të rritur, dhe shkëmbente letra me të vetëm nga koha në kohë. Shkrimet e tij sugjerojnë një lidhje më të ngushtë me babain, vdekjen e të cilit e ndjeu thellë.

Ai ishte i pashkolluar.

Ndryshe nga artistë të tjerë të njohur të Rilindjes, da Vinçi kurrë nuk ka marrë ndonjë lloj arsimi formal – lexim, shkrim dhe matematikë i mësoi në shtëpi.

Duke u rritur në Toskaninë rurale, da Vinçi kaloi shumë kohë jashtë, ku mrekullohej me natyrën. Shënimet e tij tregojnë se kishte interes veçanërisht të zjarrtë me vetitë e ujit, dhe zogjtë.

Në vitet e rinisë, artisti nisi të shquhej dhe u dërgua në Firence për të shërbyer si nxënës i Andrea del Verrocchios, piktor i njohur fiorentin. Shumë shpejt da Vinçi u bë mjeshtër. Atje, ai pikturoi një nga engjëjt në punën e Verrocchio-s “Pagëzimi i Krishtit,” dhe Verrokio u poshtërua aq shumë me talentin e të riut sa kurrë nuk pranoi të pikturojë përsëri.

Shumë nga veprat e tij janë të papërfunduar.

Da Vinci ishte një piktor tejet i ngadalshëm, dhe shumë nga veprat e tij kurrë nuk përfunduan. Varur në një nga Muzetë e Vatikanit është “Shën Hyronimi në shkretëtirë”, vepër e papërfunduar. Ndoshta më intrigues i punëve të papërfunduara të da Vinçit është piktura “Adhurimi i Magit”, që dyshohet se përmban një përshkrim të vetë artistit të ri.

Leonardo la pas shumë shpikjeve të papërfunduara. Në fakt, nuk ka asnjë dëshmi që ndonjë nga shpikjet e artistit të jenë ndërtuar ndonjëherë. Në mënyrë të ngjashme, asnjë nga shkrimet e tij nuk u botua ndonjëherë sa ishte gjallë.

Ai ishte i përndjekur.

Kur Leonardo ishte 24 vjeç, ai u arrestua së bashku me disa shokë nën akuzat për marrëdhënie seksuale. Akuzat u hodhën poshtë. Da Vinçi mund të ketë qenë i frikësuar për jetën e tij. Në shekullin XV në Firence, marrëdhënie të tilla përbënin krim të dënueshëm me vdekje. Ai u pushua nga puna, dhe iku nga Firence për në Milano.

Strategjia e tij ishte për të fituar simpatinë e Ludovico Sforzas, Duka i Milanos. Nën Sforzën, da Vinçi u autorizua për të krijuar atë që do të kishte qenë kurorëzimi i karrierës së tij artistike: një statujë bronzi gjigante të një kali. Projekti u braktis kur Franca pushtoi Italinë në fund të shekullit të 15-të.

Por një kal gjigant nuk ishte e vetmja gjë që da Vinci kishte planifikuar për Dukën e Milanos. Ai kishte në plan topa, makina, ura portative, madje edhe automjete të blinduara. Por ashtu si makina e tij fluturues, nuk ka asnjë dëshmi që ndonjë nga këto makina lufte u ndërtua ndonjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat