“Big Hero 6″, premiera e fundit në kino ABC për këtë vit (Video)

Kultura

“Big Hero 6″, premiera e fundit në kino ABC për këtë vit (Video)

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 00:26

Premiera e fundit në kinemanë e qytetit, Kino ABC, do të jetë filmi “Big Hero 6” i cili do të shfaqet në formatin 3D, të enjten më 25 dhjetor.
Filmi “Big Hero 6″ është i zhanreve, animacion, aksion dhe aventurë ndërsa bën fjalë për një ekspert të Robotikës të quajtur Hiro Hamada i cili mëson se si ta përmirësojë zanatin e tij duke iu falënderuar vëllait të tij dhe miqve të tyre. Kur disa ndodhi të papritura i fusin ata në rrugët e Fransokios, Hiro i drejtohet mikut të tij të ngushtë dhe e kthen tërë grupin në heronj, të cilit mundohen ta zgjidhin misterin.

Regjinë e filmit e kanë bërë Don Hall dhe Chris Williams ndërsa në të luajnë aktorët Scott Adsit, Ryan Potter, Daniel Henney, T.J. Miller, Jamie Chung, Damon Wayans Jr., etj.

Premiera për publikun e filmit “Big Hero 6” do të shfaqet në ora 17:00 të enjten ndërsa gjatë fundjavës filmi prej 1 orë e 42 minuta, do të shfaqet në orën 15:00 dhe 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat