Vdiq ylli evropian i muzikës pop, Udo Juergens (Video)

Kultura

Vdiq ylli evropian i muzikës pop, Udo Juergens (Video)

Më: 23 dhjetor 2014 Në ora: 00:34

Udo Juergens, njëri ndër yjet e muzikës pop në Evropë, ka vdekur në moshën 80 vjeçare në Zvicër, duke lënë pas vetes një karrierë prej pesë dekadash.
Artisti i lindur në Austri ka shitur mbi 100 milionë albume, ndërsa më së miri njihet për fitoren e tij në Eurovision në vitin 1966, ku performoi këngën “Merci Cherie”. Përpos që ishte një ndër emrat më të njohur të muzikës pop, Juergens ishte pianist dhe kompozitor i muzikës klasike.

Pas fitores në Eurovision që e bëri shumë të famshëm, ai mbajti një turne në mbarë Evropën dhe prezenca e publikut nga të gjitha vendet dëshmoi për reputacionin e tij në muzikën pop në Evropë. Në të 80-tat, ai u bë pjesë e orkestrës prestigjioze të Vjenës si kompozitor.

“Udo Juergens, kemi humbur një artist të jashtëzakonshëm”, ka thënë ministrja gjermane e Kulturës, Monika Gruetters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat