“Hobbit” pushton majën e arkave filmike

Kultura

“Hobbit” pushton majën e arkave filmike

Më: 23 dhjetor 2014 Në ora: 00:30

Filmi i fundit i serisë “Hobbit” të regjisorit Peter Jackson, ka arritur në maje të arkave filmike amerikane dhe kanadeze, duke mbledhur mbi 56 milionë dollarë.
“The Hobbit: The Battle of the Five Armies” ka lënë prapa filmin “Night at the Museum: Secret of the Tomb”, që njëherit është filmi i fundit ku paraqitet Robin Williams, ndërsa ka arritur të mbledhë 17.3 milionë dollarë, sipas Reuters.

Vendi i tretë shkon për filmin mjuzikël, “Annie”, që mblodhi mbi 16 milionë dollarë, ndërsa në të katërtin është “Exodus: Gods and Kings”, ku luajnë Christian Bale dhe Ben Kingsley.

Top pesëshen e përmbyllë filmi “The Hunger Games: Mockingjay – Part 1″, i cili me 7 milionë të mbledhura po rrezikon të dalë nga top pesëshja, duke pasë kështu rezultat më të dobët se dy pjesët e para të suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat