Ndërron jetë Joe Cocker

Kultura

Ndërron jetë Joe Cocker

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 20:41

Këngëtari i famshëm, Joe Cocker, ka ndërruar jetë sot në moshën 70 vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin në mushkëri.

Agjenti i tij, Barie Marshall, ka konfirmuar lajmin duke thënë se ai “ishte unik dhe është e pamundur që të zëvendësojmë hapësirën që la ai në zemrat e të afërmve”.

Ai në karrierën e tij kishte krijuar afër 40 albume në zhanret rok dhe blues.

Cocker ishte fitues i çmimit Grammy në vitin 1983.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat