Ekspozita “ Përtej” përmbyll vitin

Kultura

Ekspozita “ Përtej” përmbyll vitin

Nga: DIANA BUNJAKU Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:02

Ekspozita “Përtej “ nga autori Nexhat Krasniqi Nekra, e cila do të hapet të martën më 23 dhjetor në ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të jetë edhe ekspozita e fundit e cila do të përmbyll këtë jubilar.
Në konferncë për media u tha se “ Përtej” do të shpalosë detaje rreth ekspozitës personale të karikaturistit Kosovar Nekra të kuruar nga Zeni Ballazhi. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 janar 2015.
Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës Erzen Shkololli hapi konferencën duke thënë që ekspozita "Përtej" shënon ekspozitën e fundit nga konkrusi i GKK i vitit 2014, një konkurs që ka rezultuar me një material cilësor dhe një larshmëri të mediumeve artistike, dhe njëherësh ekspozita e fundit për vitin 2014 në GKK.
“Kemi nderin dhe privilegjin që kemi ekskluzivitetin që të organizojmë ekspozitën “Përtej” që është ekspozita e parë personale e NEKRA Nexhat Krasniqi në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe njëherësh ekspozita e fundit për ketë vit në GKK. NEKRA mbanë një meritë të jashtëzakonshme për punën dhe dedikimin e tijë në fushën e karikaturës dhe animacionit ndër vite, ku ai dokumenton në karakteret e tij ngjarjet e llojllojshme të shoqërisë Kosovare. Gjithsej do të ekspozohen afër 180 punime të teknikave të ndryshme si skica, vizatime, animacione në të cilat përfshihen vepra të hershme që fillojnë diku rreth vitit 1970 dhe që nuk janë parë deri me tani për publikun dhe deri te punët më të reja të artistit.” tha Drejtori i GKK, Erzen Shkololli.

Edhe Kuratori i ekspozitës Zeni Ballazhi falënderoj drejtorin e GKK për mundësinë dhe u shpreh se ka nderin që të jetë kurator i kësaj ekspozite duke pasur parasysh në rradh të parë karakterin e artistit NEKRA Nexhat Krasniqi i cili në këtë ekspozitë rrjedhimisht në këtë pikë kohore vjen me një bagazh të panumërt dhe një përvoj jashtëzakonisht të madhe në fushën e dizajnit grafik, gjegjësisht karikaturës dhe animacionit.
“Është kënaqësi që kjo ekspozitë shënon ekspozitën e fundit të GKK dhe kështu edhe fundvitin sepse karakteret në punën e Nekrës ngjallin gjithnjë emocion dhe na bëjnë gjithnjë të ndijmë gjëra të ndryshme: pikëllim, zemërim dhe gëzim dhe kështu na bëjnë të reflektojnë mbi gjerat përreth nesh. Personazhet e punëve të Nekrës janë të shumëllojshëm dhe të krijuara që nga vitet e 1970-a por e bukrua është se këto personazhe nuk i përkojnë vetëm asaj kohe ose ati realiteti por janë aktuale edhe në ditët e sotme.” tha kuratori i ekspozites Zeni Ballazhi.

Ndërsa artisti NEKRA Nexhat Krasniqi u shprehë se edhe pse ka në bagazh shumë vite dhe një eksperiencë të madhe në këtë fushë është hera e parë që do të ketë ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës, pasi sipas tij ai si artist gjithmonë ka qëndruar në prapavijë apo në margjina. Më pastaj artisti foli për fillimet e punës së tij në karikatur qe nga viti 1970 duke e veçuar punën në filmin e animuar dhe duke treguar që është njeri nga artistët që ka punuar në filmin e parë të animuar në Kosovë në vitin 1983 në premierën e filmit ‘Proteza’ në bashkëpunim me KosovaFilm-in atëherë dhe se fundi filmin ‘Përtej’ që do ta ketë premierën vitin që vjen dhe që është bërë në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Biografia e NEKRA Nexhat Krasniqi:

NEKRA Nexhat Krasniqi është lindur në Pejë, dhe jeton dhe vepron në Prishtinë, Kosovë. Krasniqi është Diplomuar ne Akademinë e Arteve të Bukura në departamentin e Dizajnit Grafik. Krasniqi punoi gjatë viteve në dizajn grafik dhe u specializua në film të animuar. Prej vitit 1976 – 1989 ai punoi si karikaturist në të përditshmën “Rilindja” në Prishtinë, dhe në vitin 1983 ai realizoi filmin e animuar “Proteza” prodhim i KosovaFilm në Prishtinë. Nekra u paraqit ne 192 ekspozita personale dhe kolektive, bienale dhe festivale botërore të karikaturës. NEKRA Nexhat Krasniqi është anëtare i asociacioneve Ndërkombëtare të Karikaturës: “DonQuichotte” Gjermani, “FanoFunny” Itali, “European Cartoon Center” Belgjikë, “Witty World” SHBA etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat