Mitrovica e Vlora ndajnë Ҫmimin e parë në “Dita Vlonjate e Poezisë”

Kultura

Mitrovica e Vlora ndajnë Ҫmimin e parë në “Dita Vlonjate e Poezisë”

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 12:35

Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” - Vlorë, me mbështetjen e Bashkisë së këtij qyteti, organizoi manifestimin letrar “Dita Vlonjate e Poezisë”, që u mbajt më 20 dhjetor të këtij viti.

Poeti Sabit Idrizi nga Mitrovica dhe poetja Anila Toto nga Vlora e kanë fituar Ҫmimin e parë në kuadër të manifestimit letrar “Dita Vlonjate e Poezisë”, që u mbajt në qytetin jugor bregdetar të Shqipërisë.

Me një Ҫmim special për pjesëmarrje dhe paraqitje me dinjitet në këtë manifestim letrar u nderua edhe poeti tjetër nga Mitrovica, Riza Haziri.

Pjesëmarrës tjerë nga Mitrovica ishin edhe poetët: Miftar Kurti e Gani Baliu.

Shkuarja e poetëve mitrovicas në këtë aktivitet të rëndësishëm letrar u mundësua nga Komuna e Mitrovicës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat