Ekspozita “Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri 2014”

Kultura

Ekspozita “Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri 2014”

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 18:24

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve organizon ekspozitën e fotografive të Monumenteve të Kosovës dhe Shqipërisë ‘Wiki Loves Monuments’.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve organizon ekspozitë në të cilën do të prezantohen punime të përzgjedhura të garës një mujore të fotografive të Monumenteve të Kosovës dhe Shqipërisë ‘Wiki Loves Monuments’.
Gara është pjesë e iniciativës ndërkombëtare ‘Wiki Loves Monuments’ e cila organizohet çdo vit nga Wikimedia, dhe në të cilën bëhet thirrje për vullnetar nga e gjithë bota që të paraqesin fotografi të monumenteve të cilat do të mund të përdoren lirshëm në Wikipedia dhe platforma tjera.
Në Kosovë, organizimi i kësaj gare u bë nga FLOSSK - organizatë për promovim të qasjes së lirë në kulturë, me mbështetje të MKRS - Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

IKMM, do të prezantojë tridhjetë punimet më të mira, nga gjithsej 1,200 të dërguara nga të dy vendet, si dhe të shpërblejë kontribuuesit për dhjetë vendet e para.
Hapja e ekspozitës dhe shpërndarja e çmimeve bëhet të hënën me fillim në orën 14:00, në objektin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 17 janar , 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat