“Përtej” me Nekrën

Kultura

“Përtej” me Nekrën

Nga: Diana Bunjaku Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 13:50

Nëse kultura grafike, dorëshkrimi gjithandej i njohur dhe shkathtësia e gjetjeve origjinale, të aplikueshme me lehtësi në të gjitha sferat e jetës, do të duhej të ishin pasqyrë e shkallës së zhvillimit dhe kulturës së përgjithshme të një rrethi dhe të një shoqërie, atëherë ne në Kosovë, me atë që ofron artsiti Nexhat Krasniqi - Nekra gjendemi në lartësinë e lakmueshme edhe nga popuj e kultura me ‘kapacitete’ dhe ‘efiçenca” më të gjera se kjo jona.
Pikërisht për këtë imazh të autorit, Galeria Kombëtare e Kosovës, të hënën në ora 11:00, do ti hap dyert për ekspozitën personale të autorit Nexhat Krasniqi.
I njohur si Nekra,profesori dhe artisti I njohur nga Peja, këtë ekspozitë e ka titulluar "Përtej" dhe e ka kuruar me ndihmën e Zeni Ballazhi. Në këtë konferencë do të flasin Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës Erzen Shkololli, artisti Nexhat Krasniqi dhe kuratori i ekspozitës Zeni Ballazhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat