Chopin e Bruckner në Teatrin e Operas

Kultura

Chopin e Bruckner në Teatrin e Operas

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:32

Një koncert në piano i artistes Muza Rubackyté dhe dirigjentit Stefan Lano do të jetë në datë 19 dhjetor dhe 20 dhjetor, ora 19:00, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në programin e koncertit nr. 1 të datës 19 dhjetor do të jetë për piano në mi minor – Frédéric Chopin dhe datë 20 do të jetë simfonia Nr. 4 “Romantike” - Anton Bruckner.

Koncerti Nr. 1 për Piano në Mi Minor Op. 11 është shkruar nga Frederic Chopin në 1830. Për herë të parë është interpretuar në 11 Tetor të po atij viti në Varshavë ku kompozitori ishte vetë solist në një koncert “lamtumire” që ai mbajti para se të largohej nga Polonia. Simfonia Nr 4 e Anton Bruckner në Mi bemol-maxhor është një nga punët më të njohura të kompozitorit.

Është shkruar në 1874 dhe është rishikuar disa herë deri në vitin 1888. Ajo është një dedikim për Princ Konstantinin e principatës së Shilling në Gjermani. Premierën e pati në vitin 1881 në Vienë dhe pati sukses të madh. Muza Rubackyté është një pianiste e njohur që ka studiuar në Konservatorin Tchaikovsky në Moskë nën drejtimin e figurave të mëdha si Yakov Flier, Bela Davidovich dhe Mikhail Voskresensky. Aktualisht ajo është rezidente e qytetit të Parisit dhe udhëton në të gjithë botën ku është pedagoge pranë Akademisë së Arteve në Lituani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat