“Misbah & Friends”, mbajti koncert kushtuar semestrit vjeshtor

Kultura

“Misbah & Friends”, mbajti koncert kushtuar semestrit vjeshtor

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 18:39

Tetë vajzat e shkollës “Misbah & Friends”, në këtë koncert janë prezantuar me veprat më të njohura të muzikës klasike
Instrumentistët e shkollës së muzikës dhe artit “Misbah & Friends”, kanë mbajtur koncert në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Tetë vajzat e shkollës “Misbah & Friends”, në këtë koncert janë prezantuar me veprat më të njohura të muzikës klasike.
Era Musa, Anisa Ismaili, Alba Kelmendi, Morena Qerkezi, Genta Selmani dhe Donita Mekaj, i kanë dhënë jehonë me performancën e tyre këtij koncertit të organizuar nga “Misbah & Friends”.
“Në këtë koncert u tregua një punë tejet e madhe e mësimdhënësve për një semestër, ndërsa ky koncert është vetëm duke u rritur. Ishte përplot një javë maratone koncertesh. Falënderoj mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për punën e palodhshme dhe shumë kreative”, u shpreh për KultPlus pronarja e shkollës “Misbah & Friends”, Jeta Dumnica, duke shtuar se në këtë koncert u vë re se tashmë ka ndodhur një revolucion në mësimdhënie.
Nga ana tjetër, drejtoresha e kësaj shkolle të muzikës, Rreze Kryeziu Breznica, tregoi më shumë në lidhje me menaxhimin dhe produktivitetin e muzicientëve të rinj në institucionin të cilën e drejton ajo.
“Të them të drejtën nuk është e lehtë të menaxhosh në një shkollë të tillë, duke marrë parasysh ku qëndrojmë me nivelin e edukimit muzikor në Kosovë, mirëpo, fatmirësisht me pedagoget e shkollës tonë, kemi hasur në bashkëpunim të ngushte dhe të shëndosh si rezultat i së cilës ishte produkti i kësaj mbrëmje koncertale”, theksoi Kryeziu-Breznica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat