Çmimi letrar “At Zef Pllumi”

Kultura

Çmimi letrar “At Zef Pllumi”

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 16:52

Kthyer në traditë për të tretin vit radhazi Komuna e Shëngjinit dha çmimet letrare "At Zef Pllumi".
Botimet më të mira në memoralistike, publicistike, poezi dhe proze u vleresuan nga kjo njesi vendore në një aktvitet të organizuar me një pjesmarrje mjaft të gjerë.
Kryetari i Komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj ndjehet krenar per kete tradite.
Juria e përbërë nga Mark Marku, Bardhyl Londo, Agron Gjekmarkaj, Alma Mile si dhe Parid teleferiqi shpalli fituesit .
Ne kategorinë e publiçistikës gazetari Blendi Fevziu me vepren "Ahmet Zogu President që u bë Mbret" si dhe publicisti Mustafa Nano për vepren "Pax Albanica".
Në memorialistike iu dha çmimi Institutit të studimit të krimëve dhe pasojave të komunizmit me vepren "fjalor enciklopedik i viktimave te terrorit komunist", në proze Virion Gracci për vepren "Kthiba e Hijëve" si dhe në poezi Lisandri Kola për vepren "Fluturat Vdesin ne Maj".
Në këtë aktivitet Komuna nderoi me titull mirënjohje e qytetit të Shëngjinit edhe disa përsonazhe që kanë kontribuar në zhvillimin e kësaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat