Izraeli dhe Kosova xhirojnë film së bashku

Kultura

Izraeli dhe Kosova xhirojnë film së bashku

Nga: Petrit Rudi Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 16:23

Në Tel Aviv të Izraelit është duke u xhiruar filmi “Out of the deep” i cili ka bërë bashkë ekipe të filmit nga Kosova dhe Izraeli. Për xhirim të këtij filmi atje po qëndron njw ekip nga Kosova me koproducenten Blerta Basholli, Leonora Mehmeti – make up artist dhe Pëllumb Ballata – sound.

“Out of the deep” është filmi i metrazhit të gjatë me regji dhe skenar të Nony Geffen dhe filmi flet për Nony, një djalë rreth të 30-ave i cili merr pjesë në luftën e tretë në Liban dhe është i vetmi i mbijetuar nga njësiti i tij. Nony nga lufta del me trauma dhe fillon të krijoj një karakter të ri.

Në këtë film luajnë aktorë të njohur izraelit si: Nony Geffen, Dudu Tassa (këngëtar shumë i njohur), Sasson Gabai (njëri nga aktorët më të famshëm izraelit dhe dy herë fitues i Israeli Academy Awards) etj.

Regjisori, skenaristi dhe protagonisti në filmin “Out of the deep”, Nony Geffen është i njohur për filmin e tij debutues “Not In Tel Aviv” i cili ka fituar çmimin special të jurisë The Silver Leopard në Festivalin e Filmit Locarno në Zvicër si dhe çmimin e parë në Festivalin Cine South në Izrael.

“Out of the deep” është mbështetur nga Israeli Film Fund dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës si projekt minor, është prodhim i ‘Laila Films’ me producent Itai Tamir dhe ‘Industria Film’ me producente Blerta Basholli e cila është edhe asistentja e parë e regjisë në këtë projekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat