Mitrovica së shpejti me sallën multimediale në muze

Kultura

Mitrovica së shpejti me sallën multimediale në muze

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 08:59

Muzeu i qytetit të Mitrovicës, në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare “7arte” në Mitrovicë, do të zgjerojë aktivitetet kulturore në një ambient të ri.

Më 23 dhjetor, këto dy organizata do të bëjnë hapjen e sallës multimediale, me ç’rast do të bëhet prezantimit i videos së shkurtë promovuese, “Mitro të dua”.

Në kuadër të këtij manifestimi hapet edhe ekspozita me fotografi, e cila mban titullin “Imazhe nga Mitrovica e shekullit XX”.

Projekti “Mitro të dua” dhe ekspozita me foto “ Imazhe nga Mitrovica e shekullit XX” është mbështetur nga: Balkan Museum Network, Ambasada Amerikane në Prishtinë, DKRS-Komuna e Mitrovicës.

“Mitro të dua” ka për qëllim krijimin e një videoje të shkurtër me qasje pozitive për Mitrovicën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat