Gjenerali i Kadaresë “ rrugëton” në Turqi

Kultura

Gjenerali i Kadaresë “ rrugëton” në Turqi

Nga: Diana Bunjaku Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:30

Dramatizimi që Jeton Neziraj i ka bërë romanit të njohur të Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, është përkthyer dhe botuar këtyre ditëve në Turqi, nga shtëpia botuese “Mitos Boyut”. Në Janar kjo dramë pritet të vihet në skenë në Teatrin e Qytetit të Istambollit.

Dramatizimi i “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në turqisht i botuar me titull “Ölü Ordunun Generali “ është përkthyer në turqisht nga Bilge Emin.

E adaptuar për skenë nga Jeton Neziraj “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ka pasur premierën në vitin 2009, në Teatrin Shqiptar në Shkup, me regji të Dino Mustafiq, kurse me Bajrush Mjakun në rolin e Gjeneralit.

Shfaqja nga ajo kohë ka pasur dhjetra repriza të suksesshme në Maqedoni, Ballkan dhe në Turqi.

Përpos “Gjeneralit...”, në turqisht janë përkthyer e botuar edhe 5 drama të tjera të Nezirajt, dy prej të cilave “Yue Madeleine Yue” dhe “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” edhe janë vënë në skenë. “Fluturimi…” ka pasur premierën me datë 7 tetor në Teatrin Kombëtar të Turqisë dhe nga ajo kohë ka vazhduar të shfaqet me shumë sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat