Orkestra Frymore e FSK-së mban koncertin festiv

Kultura

Orkestra Frymore e FSK-së mban koncertin festiv

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 07:14

Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sot mban koncertin festiv për festat e fund vitit.

Orkestra Frymore e FSK-së, nën dirigjimin e toger Baki Jasharit, do të interpretoi veprat, si; Nëntori i Lavdishëm, Malësorja, Shkoj e vij fluturim si Zogu, O moj ti me zytë e zi, Rrjedh në këngë e ligjërime, O vendi im, The Phantom Of The Opera, etj.

Në Koncertin e Orkestrës Frymore të FSK-së, janë të ftuar të marrin pjesë, udhëheqësit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, stafi ndërkombëtar, stafi i lartë i MFSK/FSK, si dhe mediet, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat