Në një fshat të Kosovës asnjë nga femrat e dhunuara tri ditë para bombardimit të Natos mbi forcat serbe, nuk ka folur hapur. Isa Qosja e merr këtë realitet dhe bën një film ku ajo që shfaqet në ekran nuk është lufta dhe përdhunimi, por përçmimi mes shqiptarësh.
Me “Tri dritare dhe një varje” Kosova shtet përfaqësohet për herë të parë për Çmimet Oskar. “Takimet e Kulturës” e gjejnë regjisorin Isa Qosja në Prishtinë.