“Ballkoni”, në Turqi

Kultura

“Ballkoni”, në Turqi

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:26

“Bosphorus International Film Festival”, që po mbahet në Turqi ka përzgjedhur regjisorët më të mirë të botës, e në mesin e tyre edhe Lendita Zeqiraj, e cila po e prezanton Kosovën me filmin e saj “Ballkoni”. Filmi i metrazhit të shkurtë është prezantuar në këtë festival në kategorinë e Filmave Ndërkombëtarë të metrazhit të shkurtë e pikërisht “Ballkoni”, po mat vlerat artistike edhe me filmat e tjerë që tashmë janë në listën e ngushtë për çmimin Oscar.
“Është një ndjenjë e mirë kur filmi “Ballkoni”, futet në të njëjtën garë me filmat që tashmë janë në listën e ngushtë për çmimin Oscar. E në anën tjetër është edhe e veçanta tjetër e festivalit, se ky festival ka ftuar diku rreth 50 regjisorët të më mirë të botës”, ka thënë për KultPlus, Lendita Zeqiraj.
“Ballkoni, që vlerësohet të jetë filmi më prezantues jashtë vendit në këtë garë është në konkurrencë të jashtëzakonshme. Mirëpo, Zeqiraj është shprehur se e rëndësishmja është që vetë prezantimi i filmit në këtë nivel flet shumë për vlerësimin e filmit nga ana e organizatorëve të festivalit, të cilët e kanë futë në të njëjtën listë me filmat që pretendojnë Oscar-in. Ceremonia përmbyllëse e festivalit ku do të ndahen edhe cmimet është në mbrëmjen e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat