"100 vjet vizatimi shqiptar", ekspozitë për festën e shtetit shqiptar

Kultura

"100 vjet vizatimi shqiptar", ekspozitë për festën e shtetit shqiptar

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 10:10

Galeria Kombëtare e Arteve më 3 dhjetor do të hapë ekspozitën "100 vjet vizatimi shqiptar".
Ekspozita e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka dhe Artan Shabani prezanton për herë të parë 152 vepra të zgjedhura në koleksionin e madh të vizatimit të fondit të GKA. Ato janë krijimtari e 46 artistëve. Atmosfera e saj, përpos shkaktimit të nostaligjisë për kohët dhe imazhet historike, i propozon publikut shqiptar dhe të huaj të prekë fillesat dhe përpjekjet kreative të artistëve, të njohë nivelin në rritje të vizatimit shqiptar dhe të dokumentojë gjurmët stilistikore ku dominojnë ato realiste.
Ekspozita “100 vjet Vizatimi Shqiptar” sjell pamjen e selektuar mbi nxjerrjen në pah të temave dhe emrave të artistëve. Ajo kryeson me polifigurën intelektuale tradicionale të Kolë Idromenos, si artisti i parë në krijimtarinë e gjinisë së vizatimit shqiptar. Harku kohor në të cilën përhapet atmosfera e ekspozitës nis me skicë ide të Idromenos të viteve 90-të shek. XIX dhe mbyllet me vizatimin modern, ekspresivo-abstrakt të artistes Merita Selimi të viteve 90-të shek. XX.
Hapja e kësaj ekspozite më 3 dhjetor do të bëhet në orën 10 e 30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat