‘Independence Day 2’, 20 vite pas origjinalit

Kultura

‘Independence Day 2’, 20 vite pas origjinalit

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 18:33

Ka 20 vite që po punohet për të dhe më në fund duket se janë pjekur kushtet për filmin ‘Independence Day 2’.

Vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 1996 do të shfaqet në kinema në 4 korrik 2016 sipas ‘Deadline Hollywood’.

Mendohet se regjisori i filmit të dytë do të jetë ai i origjinalit: Roland Emmerich. Filmi i vitit 1996 tregon historinë e një pushtimi të Tokës nga ana e alienëve dhe kishte si protagonist kryesor aktorin Will Smith, i cili duket se nuk do të jetë pjesë e filmit të dytë.

‘Independence Day’ ka grumbulluar 817.4 milionë $ në “box office” dhe ka fituar një çmim Oscar për efektet vizuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat